TV News
Shqipëri

Automjeti përplas katër persona në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Mësohet se një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas, ka përlpasur katër djem të rinj që ishin në cep të rrugës. Tre prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë./abcnews.al

Lajme të ngjashme

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, pritet nga Rama në Tiranë

Suad Avdiu

Zelensky për Samitin në Shqipëri: Sot punoj në Tiranë, do të flasim për bashkëpunimin në mbrojtje

Suad Avdiu

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

Suad Avdiu