TV News
Maqedoni

Bubevski: Sot presim kallëzimin e parë penal, ata përballen me të paktën 10 vjet burgim

Prokurori Gavril Bubevski në programin e mëngjesit të “TV Nova” sërbe tha se të dyshuarit për vrasjen e adoleshentes Vanja dhe parukierit Pançe Zhezhovski kërcënohen me dhjetë vjet burgim, si dhe me burgim të përjetshëm. Sipas tij, sot priten kallëzimet e para penale kundër të dyshuarve.

“Të dhënat e fundit janë se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, mes tyre edhe babai i Vanjës. Tre prej tyre e pranuan fajin dhe i katërti, për të cilin kemi prova se ishte i përfshirë, nuk pranoi asgjë. Urdhri ndërkombëtar për vrasësin është aktiv dhe presim të realizohet. Detajet e rolit të babait janë ende të njëjta. Ai ka dhënë të gjitha të dhënat për lëvizjet e vajzës, se kur do të jetë vetëm e kështu me radhë. Rrëmbimi i vajzës ka të bëjë me interes personal, të dyshuarit kanë thënë të njëjtën gjë, e kanë rrëmbyer fëmijën për t’i marrë para nënës. Pas kësaj ndodhi një vrasje, e cila tronditi mbarë popullin”, thotë prokurori Bubevski në TV Nova, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, rrëmbyesit kishin frikë se policia do ta zbulonte planin e tyre, ndaj e vranë vajzën para se nëna e saj të informohej për shpërblimin.

“Sot presim kallëzimin e parë penal, pres të shohim se çfarë do të mblidhet që të kemi gjithë historinë”. “Mendoj se raporti do të përkojë vetëm me historinë e të dyshuarve”, thotë prokurori.

Autopsia e Pançe Zhezovskit ka përfunduar dje, ndërsa sot priten informata, tha prokurori. Këto dy raste lidhin vetëm automjetin e veleshanit me të cilin u rrëmbye Vanja dhe autorët e vrasjeve, shtoi ai.

Bubevski thekson se të dyshuarit përballen me dënim me burg prej së paku 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Deri më tani nuk është vërejtur një rast i tillë, por kjo i jep peshë”, ka përfunduar Bubevski për “TV Nova”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Suad Daipi – Shef i Shtabit Zgjedhor të Alternativēs pēr Likovē.

Suad Avdiu

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit

Suad Avdiu

Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar

Suad Avdiu