TV News
Maqedoni

Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior në veriperëndim.

Nga DPHM bëjnë me dije se temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.

Moti do të qëndrojë i qëndrueshëm deri në fund të ditës së martë, ndërsa valë e re me lagështi do të nisë gjatë natës deri të mërkurën nga veriperëndimi. Reshjet do të jenë nga reshjet e shiut, të mërkurën nga bora në malet e larta, ndërsa të enjten do të ketë borë në disa vende në veriperëndim dhe në vendet më të larta. Të enjten reshjet e shiut do të ndalen gjatë ditës, ndërsa në fillim të fundjavës së ardhshme priten reshje të tjera. Paradite të së martës dhe të mërkurës do të ketë kushte me mjegull.

Lajme të ngjashme

Janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut, vazhdon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve

Suad Avdiu

Këtë javë studentët do t’i marrin paratë për ushqimin e subvencionuar

Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Suad Avdiu