Katër vite TV News, katër vite sfida dhe suksese!
Stafi dhe ekipi ynë si sot e kujtojmë çdo detaj të ditës së 4 dhjetorit të vitit 2020, kur vendosëm të startojmë me TV News, si medium që do të informojë me kohë dhe në mënyrë të pavarur e neutral opinionin për zhvillimet më të reja.
Fokusi ynë ishte të informojmë publikun për zhvillimet në Kumanovë e Likovë, por pa anashkaluar në asnjë moment zhvillimet më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Diasporë e më gjerë.
Edhe disa prej shikuesve tanë besnikë kujtojnë 4 dhjetorin e vitit 2020 kur në skenën mediale u paraqit TV News si portal informative që solli plot risi që i kishin munguar skenës mediale, por me siguri më tepër kujtojnë 4 dhjetorin e vitit 2022, kur Televizioni News filloi të emitojë programin televiziv, si televizion lokal e rajonal që mbulon rajonin e Kumanovës.
Me këtë u begatua oferta mediale për shikuesit në rajonin e Kumanovës dhe Likovës,Kosovë, Shqipëri, Diasporë kurse ne si ekip tentuam të sjellim dinamikë dhe risi që të jemi s më atraktivë për shikuesit tanë.
Prandaj, sot Televizioni News nuk bën më plane fillestare, por bën plane të një medium serioz. Prezent në çdo shtëpi në Kumanovë, Likovë dhe anembanë botës,
Televizioni News është një burim i informacionit të shpejtë dhe të saktë. Këtë na e konfirmon besimi dhe shikueshmëria e madhe që kemi hasur tek opinion në këtë pjesë të Maqedonisë, Kosovë, Diasporë, duke na motivuar që të vazhdojmë edhe më fuqishëm në misionin tonë.
Besueshmëria dhe shikueshmëria që kemi hasur në opinion, na ka obliguar që të zgjerojmë rrethin e veprimit tonë edhe në Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës, Mal të Zi e në diasporë, ku kemi hasur në mikëpritje të ngrohtë të mërgimtarëve tanë, që Televizionin News e kanë pranuar si medium të vetin.
Gjithë kjo na obligon që mos të kënaqemi me rezultatet e arritura, por në të ardhmen të punojmë edhe më shumë, pasi dihet se është më lehtë të arrish te majat e suksesit, por duhet shumë punë për të qëndruar aty.
Bashkë me suksesin vijnë edhe sfidat! Mirëpo sado të vështira të jenë sfidat, bashkë me ju shikues të nderuar do t’i kalojmë të gjitha dhe falë përkrahjes suaj do të festojmë edhe shumë përvjetore tjera suksesi!
Vlora Zenuni Hamiti / Televizioni News
https://www.youtube.com/watch?v=bHufkPKqhU