TV News
Maqedoni

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka deklaruar se sot është dëshmuar edhe një herë se ky pushtet nga frika e humbjes së zgjedhjeve ka vendosur t’i manipulojë ata. Sipas tij, në vend që të përballet me argumentet e tyre për plotësimin e KSHZ-së, kryetari i Kuvendit ka ikur nga debati. “Nëse në këtë shtet duhet të argumentojmë për gjëra që janë aq të qarta, siç i përcakton rendi ligjor në vend, a mund ta marrim mend se çfarë është në gjendje të bëjë ky pushtet për gjëra që mund të interpretohen?! Kjo që ndodhi sot në Kuvend është argument se pushteti po përgatit falsifikim të zgjedhjeve dhe prandaj ky është alarm jo vetëm për neve, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë se në çfarë niveli po degradon demokracia në vendin tonë. Pas kësaj humb edhe kuptimi i pluralizmit. Sidoqoftë, ne nuk do të lejojmë të grabitet vullneti i qytetarëve, pavarësisht çmimit, ndërsa prej tash i sigurojmë qytetarët se pjesëmarrja jonë në zgjedhje, veç tjerash, e ka edhe rëndësinë e vendosjes së demokracisë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të ngjashme

Suad Daipi – Shef i Shtabit Zgjedhor të Alternativēs pēr Likovē.

Suad Avdiu

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit

Suad Avdiu

Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar

Suad Avdiu