TV News
Kosovë

Nesër pritet të dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy personat e tjerë të arrestuar për vrasjen e Liridonës

Nesër në ora 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Musliut.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Naim Murseli dyshohet se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, që ka ndodhur para tri ditëve në Prishtinë.

Në lidhje me këtë së bashku me Murselin janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri ndër ta pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, prezantohet logoja zyrtare

Suad Avdiu

Memli Krasniqi takon Lajçakun në Antali: I kërkova të ndihmojë në heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Suad Avdiu

Adelina: Emisionin e ndaluar nga RTK-ja e publikoj nesër në facebook-un tim

Suad Avdiu