TV News
Rajon-Botë

Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë duke punuar për t’i rikthyer operacionet.

Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar.

Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa./rel

Lajme të ngjashme

Mungesa e tyre është e madhe – shifra që tregojnë numrin e madh të mjekëve të huaj që kanë shkuar në Gjermani

Suad Avdiu

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit

Suad Avdiu

Pensionet: Çfarë pritet në referendumin e 3 marsit të Zvicrës?

Suad Avdiu