TV News
Maqedoni

MASH-Maqedoni: Janë siguruar mjete për përfitimet e pushimit vjetor për punonjësit e shkollave, komunat të veprojnë sipas udhëzimeve

Pagesa e pushimeve për vitin 2023 duhet të paguhet për të gjithë punonjësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mjetet për këtë qëllim sigurohen nga shteti, përmes bllok-granteve të cilat i paguhen komunave në baza mujore.

Ministria e Arsimit dhe Kulturës i bën thirrje të gjitha pushteteve lokale që të respektojnë rregulloret ligjore dhe të paguajnë pagesën e pushimeve për vitin 2023, në përputhje me nenin 21 të Kontratës së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik (Gazeta Zyrtare Nr. 154, datë 20.07.2023 ) në të cilën është konstatuar se punëmarrësi ka të drejtën e kompensimit të pushimit vjetor paushall te një punëdhënës, gjatë vitit, pavarësisht se me sa shkolla ka krijuar marrëdhënie pune.

Një letër me udhëzime specifike për veprim në lidhje me këtë çështje tashmë është dërguar në të gjitha komunat dhe çdo mosveprim do të rezultojë me pasoja ligjore./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut, vazhdon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve

Suad Avdiu

Këtë javë studentët do t’i marrin paratë për ushqimin e subvencionuar

Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Suad Avdiu