TV News
Kosovë

Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës

Gjatë ditë së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit. Indeksonline ka raportuar se i dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar dorasin për vrasjen e saj.

Sipas burimeve të Indeksonline, pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, po kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre.

Ata duan ta varrosin të bijën në fshatin e tyre në Rracaj.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor)./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, prezantohet logoja zyrtare

Suad Avdiu

Memli Krasniqi takon Lajçakun në Antali: I kërkova të ndihmojë në heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Suad Avdiu

Adelina: Emisionin e ndaluar nga RTK-ja e publikoj nesër në facebook-un tim

Suad Avdiu