Presidenti i SHBA-së Joe Biden sot feston ditëlindjen e 81, mirëpo ai nuk ka plane për një festë publike luksoze, edhe pse demokratët kërkojnë një strategji për të qetësuar shqetësimet e votuesve për moshën e tij deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Për shumë njerëz të një moshe të caktuar, vjen një moment kur shënon një ditëlindje tjetër, dhe kjo nuk mirëpritet me të njëjtin entuziazëm si dikur. Kjo u ndodh edhe njerëzve të cilët nuk kandidojnë as për president.
Për Presidentin Biden, i cili mbush 81 vjeç të hënën, një ditëlindje tjetër mund të sjellë më shumë përgjegjësi sesa argëtim, duke sjellur në kujtesë moshën e tij një elektorati tashmë skeptik. Ndryshe nga presidentët e tjerë që kanë festuar ditëlindjet me ngjarje politike luksoze, Biden planifikon të përjetojë momentin historik të tij privatisht me familjen në Nantucket më vonë këtë javë, shkruan The New York Times.
Dhurata më e mirë për ditëlindje që presidenti më i vjetër në historinë amerikane mund të shpresonte do të ishte një strategji për të qetësuar shqetësimet e votuesve, por kjo ka qenë e vështirë për t’u arritur.