Në kohën kur migrimi nga Maqedonia e Veriut ka marë një hov të paparë, Kumanova është një nga komunat ku më së tepërmi verehet kjo dukuri, e jo rrallë herë thuhet se është komuna ku migrimi masiv u shënua per herë të parë tek ne.
Mirëpo nuk janë të rrallë edhe ata mërgimtarë që vendosin të kthehen në vendlindje me familje, përgjithmonë.
Kemi shumë raste të ikjes nga vendlindjja dhe mediumet raportojne cdo dite. A ju kushtohet vemendje e njejte rasteve te kthimit te qytetarëve tane nga perëndimi për të vazhduar jeten ne vendlindje?
Isen Saliu: Nuk dua të keqkuptohemi dhe të krijojme bindje se mediumet janë shkaktar i dukurise se migrimit. Faktoret jane të shumtë dhe janë permendur shume here. Është situata ekonomike, siguria, mungesa e infrastruktures, mosrespektimi i meritokracise gati ne asnje pore te shoqërise, e keshtu me radhë.
Dallimi është se dukurise së largimit te qytetarëve në perëndim i jepet hapësire asimetrikisht me e madhe, në krahasim me storjet per mërgimtarët qe vendosin të kthehen.
Çfarë pozitivitete për qytetarët mund të sjellë afirmimi i storjeve për rastet e rikthimit të mërgimtarëve tanë?
Saliu: Në kohën e globalizimit gati secili zgjedh vendin se ku do të jetoje dhe kjo është e drejte e patjetersueshme. Mirëpo nese vendoset nje balans mes storjeve për ikjen e qytetareve nga vendi dhe atyre qe kthehen per të vazhduar jetën ne vendlindje, do të krijohet nje pasqyre me e qarte per ata qe duan të ikin me çdo kusht se ku po shkojnë. Duke sjellur storje për rikthim të mergimtareve ne vendlindje, mediumet mund tua zgjerojnë horizontin e perceptimit te migrimit si dukuri ne aspektin se me pune te palodhshme si ne perendim edhe ne vendlindje mund te jetohet mire, edhe ketu mund të ndertohet biznes i suksesshem, ose te perparohet.
Thjesht me nje qasje te tille te balancuar mediumet mund te detyrojne te mendojne me seriozisht ata qe te mendojne te ikin jashte vendlindjes. Dhe edhe nese ne fund vendosin te marin rrugen e migrimit, gjasat per të arritur sukses atje do të jenë më të mëdha, se nese nje vendim te tille e marin pa analize serioze dhe nen ndikim te euforise ‘gjithe po ikin te ikim edhe ne’ eufori që nuk është edhe e dobishme.
Televizioni News / Vlora Zenuni Hamiti