TV News
Rajon-Botë

Ndërron jetë edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar A.V.

Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmoi L.C. daja i viktimës.

Siç transmeton albinfo.chTheksohet se A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.

Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll – një tjetër dridhje toke u regjistrua tre minuta më vonë

Suad Avdiu

Anulohen dhjetëra fluturime në Holandë, kjo është arsyeja

Suad Avdiu

Si pasojë e defektit teknik, sistemi i mbrojtjes kundërajrore izraelite nuk funksion – raketa rikthehet dhe bie në tokë në Tel Aviv

Suad Avdiu