TV News
Maqedoni

Osmani: Shqiptarët nuk gjejnë rahati tjetërkund, përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka mohuar akuzat e opozitës shqiptare se BDI-ja po bën presion në Gjykatën Supreme mbi rastin e faljeve që bëri ish-presidenti Gjorgje Ivanov, shkruan TV21. Osmani tha se opozita shqiptare duhet të përgjigjet se pse shqetësohet për përçarjen brenda VMRO-DPMNE-së.

“BDI nuk ka asnjë interes të jetë e përfshirë në ndonjë presion lidhur me rastin konkret që flitet edhe për ish-kryeministrin Gruevski, kjo është betejë brenda partisë VMRO-DPMNE, atje është frika nga kthimi, përçarja e partisë, dobësimi i partisë, pse shqetësohen partitë e vogla për përçarjen e VMRO-së, do t’i pyesni ata ku e kanë hallin, por BDI nuk ka asnjë interes, është më e fuqishme se kurrë, do të del në zgjedhje, do të fitojë zgjedhjet, për shkak se shqiptarët nuk gjejnë rahati tjetër kund, përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin”, tha Osmani./tv21.tv

Lajme të ngjashme

Incident i armatosur në Kumanovë, një i plagosur

Suad Avdiu

Lloga: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk duhet të jetë çështje private, duhet të ketë përgjegjësi penale

Suad Avdiu

Procedura për zgjedhjen e anëtarit të ri në KSHZ ka ngecur prej kohësh, pa asnjë sqarim

Suad Avdiu