Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit

14 Qershor, 2025

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

14 Qershor, 2025

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

14 Qershor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • “Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit
  • Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
  • Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
  • Marrëveshje, të dënuarit nga Specialja do t’i vuajnë dënimet në Belgjikë
  • ‘Ne dinim gjithçka’, i thotë Trump Reuters-it në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Iranit
  • Koci: Politikanët po shfrytëzojnë zbrazëtitë juridike të Kushtetutës së Kosovës
  • E kryer: Kreshnik Bahtiri largohet nga Prishtina e Re
  • IDF shkatërron bazën ushtarake iraniane në Tabriz
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 14 Qershor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Turqia ratifikon aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO

31 Mars, 2023 Diaspora
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Turqia voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

E premte, 31 Mars 2023 – 13:40
albinfo.ch

Duket se Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj në aleancën veri-atlantike, përcjell albinfo.ch.

Turqia e ka vonuar këtë ratifikim që disa muaj – duke u ankuar se ky shtet nordik është duke mbështetur “terroristët”.

Suedia, e cila ka aplikuar bashkë me Finlandën për anëtarësim në NATO, ende është duke u bllokuar nga Ankaraja për ankesa të njëjta.

Secili zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

Finlanda do të pranohet zyrtarisht në NATO në samitin e radhës që mbahet në muajin korrik në Lituani.

Përmes një deklarate, pas votimit në Parlamentin turk, Qeveria e Finlandës ka thënë se anëtarësimi në aleancë e forcon sigurinë e shtetit dhe e përmirëson stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Baltikut.

“Si aleatë, ne do të japim dhe pranojmë siguri. Ne do ta mbrojmë njëri-tjetrin. Finlanda mbështet Suedinë tani, dhe në të ardhmen në aplikimin e saj”, ka thënë kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, përmes një postimi në Twitter.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka dhënë miratimin e tij për anëtarësimin e Finlandës në NATO më herët gjatë muajit mars, duke thënë se ky shtet ka bërë “hapa konkretë” për sigurinë e Turqisë.

Mirëpo, armiqësia e tij e vazhdueshme me Suedinë ka qenë e qartë, pasi ai e akuzon këtë shtet për strehim të militantëve kurdë, dhe që u jep mundësi atyre të protestojnë në rrugët e Stokholmit.

Vendimi i Ankarasë për të ratifikuar anëtarësimin e Finlandës hap rrugën për një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e NATO-s.

Finlanda, shtet me kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, ka hequr dorë nga neutraliteti, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Edhe Suedia ka hequr dorë nga neutraliteti, mirëpo për dallim nga Finlanda, ajo nuk ndan kufi me Rusinë.



Lexuar: 38

Lajme të ngjashme

Vizitë zyrtare në Austri me fokus në edukimin dhe arsimin parashkollor dhe qasjet inovative në fushën sociale

Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës

Astrit Iseni po qëndron për vizitë zyrtare në Austri

Ali Ahmeti në Zagreb nderoi dëshmorët e luftës së Kroacisë

Ali Ahmeti nga Zvicra: VMRO-ja gaboi me hakmarrjen – pa shqiptarët, RMV-ja s’ka të ardhme!

Ali Ahmeti pas 12 viteve në Zvicër: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

showbiz

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Showbiz 12 Qershor, 2025

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj…

Një bashkëpunim magjik, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija publikojnë këngën “Arabe”

Showbiz 8 Qershor, 2025

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një…

Horoskop ditor, 8 qershor 2025

Showbiz 8 Qershor, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

Noizy dhe Era godasin me “Kitty”

Showbiz 3 Qershor, 2025

Noizy dhe Era Istrefi kanë publikuar këngën e tyre më të re. Super bashkëpunimi mban…

“Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë” – rrëfimi prekës i Big Mamës për dhunën që përjetoi nga ish-partneri

Showbiz 27 Maj, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.