Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 Janar, 2026

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

22 Janar, 2026

KRRE: Qytetarët do të jenë në gjendje të monitorojnë nga telefonat e tyre se sa energji elektrike konsumojnë

22 Janar, 2026

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

22 Janar, 2026

Zjarr në fabrikën e tekstilit në Kavadar

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Ish-Sigurimi” bën bashkë PD dhe PS/ Balla: Spiunët e SHISH nuk mund të bëhen presidentë

TV NewsBy TV News31 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërhyrjet në ligj për të larguar nga funksionet publike personat që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin ka bërë bashkë në një tryezë opozitës dhe mazhorancën. Të përfaqësuar nga krerët e grupeve parlamentare palët diskutuan rreth aksesit në dokumentet historike dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se ndonëse në forma dhe teknikalitete të ndryshme, dy propozimet nga PD dhe PS në thelb kanë të njëjtin qëllim, pastrimin e politikës nga ish-bashkëpunëtorët e SHISH.

 

“Për të siguruar standardin e pastërtisë së figurës kremi propozuar nisma ligjore. Njëra ka të bëjë me garantimin e integritetit dhe tjetra ndryshime në ligj. Hera e parë që jemi në një panel me kryetarin e opozitës për këtë çështje. Edhe nisma që ka ardhur nga opozita është e mirëpritur nga ana jonë. Kanë përdorur model tjetër, synimi është i njëjtë. Ke qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, s’mund të jesh në këtë sallë, as president, as kryeministër apo në institucionet që parashikon Kushtetuta. S’mund të jesh kryetar i një partie politike në Shqipërinë e vitit 2023 nëse ke bashkëpunuar me sigurimin e shtetit”, tha Balla.

 

Nga ana tjetër, kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj theksoi se propozimi nga grupi i tij parlamentar konsiston në hapjen e pakushtëzuar dhe bërjen publike të dosjeve.

 

Në të njëjtën kohë ai theksoi se dosjet e ish-Sigurimit janë përdorur politikisht për shantaze dhe e vërteta nuk është zgjidhur kurrë. Alibeaj nënvizoi se gjyqtarët e vërtetë të dosjeve duhet të jenë qytetarët dhe jo politika, në mënyrë që të evitohet abuzimi për luftë politike.

 

“32 vite politika shqiptare nuk ka ndërmarrë akte serioze. Jo vetëm kaq por shantazhi në politikë ka qenë një nga instrumentat e luftës politike. Kjo ka ndodhur në Shqipëri. Kjo ka qenë pengesa më e madhe se përse dosjet nuk janë hapur, e vërteta ka qenë e cunguar. Lufta politike e ka përdorur dhe ky është keqpërdorimi më i madh që i është bërë kësaj pjese të rëndësishme të koshiencës. Shoqërisë shqiptare i është ofruar harresa. Është i vonuar, por duhet bërë. Nëse s’merr fund do vazhdojë dhe hanxhari i shantazhit në sfera politike. Në gusht nisi si provokim i një lufte politike dhe sot është ende e pazgjidhur. Propozimi i bërë nga ne ishte ky, të hapen dosjet për këdo dhe pa kufizim. Gjyqtari i vërtetë të mos jenë palët politike në parlament se rreziku i përdorjes për luftë politike është i pranishëm por të jetë publik”, tha ai.

 

Kjo nismë vjen pas një sërë polemikash të krijuara nga një njoftim i bërë në muajin gusht të vitit 2022 nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Në njoftim thuhej se një zyrtar i lartë, politikan, ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Të shumtë ishin politikanët që akuzuan ish presidentin Ilir Meta si personi për të cilin njoftimi fliste. Ky i fundit ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat.

Lexuar: 68

Lajme te ngjashme

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

Lajmet e fundit

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 Janar, 2026

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.