E mërkurë, 29 Mars 2023 – 23:30
Keystone
Gjendja shëndetësore jo e mirë ka bërë që kreu i Vatikanit Papa Francesku të shtrihet në spital.
Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, ka bërë me dije se, Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.
Sipas njoftimit Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.
Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.