Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025

11 Korrik, 2025

“I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët

11 Korrik, 2025

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

11 Korrik, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025
  • “I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët
  • Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë
  • Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz
  • Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin
  • Horoskopi ditor: Dikujt i propozohet një post i ri pune, parashikimet për çdo shenjë
  • Ndërtimet pa leje në Theth, Manja: Refuzimi i prokurores për të hetuar është skandal! Institucionet të veprojnë me vendosmëri
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 11 Korrik
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjermania prezanton draft-reformat për imigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani

29 Mars, 2023 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjermania ka prezantuar draft-reformat për imigracion dhe promovimin e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për t’i dhënë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

 

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil.

 

Sipas ministrisë, numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 ishte në një nivel rekord prej afër 2 milionë.

 

Një nga reformat është një ligj i ri për imigracionin, i cili synon që t’i adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

 

“Me këtë nismë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit”, shkroi në Twitter ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur”.

 

Projektligji, të cilin e ka parë Reuters, thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së në 60.000 njerëz në vit.

 

“Nëse njerëzit sjellin përvojë profesionale ose potencial personal me vete, ne do t’ua bëjmë të mundur që ata të fitojnë terren në tregun tonë të punës”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

 

Në këtë projektligj parashihen tri rrugë për shtetasit e huaj që të punojnë në Gjermani.

 

E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të pranuar në Gjermani, si dhe një kontratë pune.

 

E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.

 

E treta është një “kartë mundësie” e re për individët që nuk kanë përvojë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Ajo ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

 

Kabineti miratoi gjithashtu një Ligj të arsimit, i cili u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri në 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

 

Kabineti vendosi gjithashtu t’i vazhdojë rregulloret për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit.

 

Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50.000 punëtorë në vit nga këto vende. Sipas kësaj rregulloreje, Gjermania më parë të rekrutonte 25.000 punëtorë në vit.

 

Bruecker e mirëpriti këtë vazhdim, duke vënë në dukje se shkalla e punësimit të këtyre emigrantëve ishte midis 97 për qind dhe 98 për qind – tri deri në pesë vjet pas transferimit në Gjermani./rel

Lexuar: 53

Lajme të ngjashme

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

I veshur si Supermani, Trump nuk i ndalon lavdërimet për veten në postimin e tij të fundit në media sociale: Simboli i shpresës

Tragjedi në Pakistan/ Persona të armatosur sulmojnë dy autobusë në Balochistan, vriten 9 pasagjerë

showbiz

Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”

Showbiz 10 Korrik, 2025

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Bëhet fjalë…

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Showbiz 10 Korrik, 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një…

U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn

Showbiz 10 Korrik, 2025

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut,…

Horoskopi ditor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Showbiz 8 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt…

Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale

Showbiz 2 Korrik, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shabani – Fero. Fero, i…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.