TV News
Rajon-Botë

Putini do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkëorganizojnë Samitin e dytë për Demokracinë në Uashington, Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias njofton se si armët që Rusia ka përdorur deri më tani në luftën e saj kundër Ukrainës kanë shkaktuar një dëm të rëndë jo vetëm mbi popullsinë civile në Ukrainë, por edhe në mjedisin e atij vendi.

Në kufirin me Bjellorusinë, ushtarët ukrainas kanë përdorur për disa muaj dronë për të monitoruar çdo ofensivë të mundshme. Të shtunën erdhi lajmi se presidenti rus Vladimir Putin planifikon të vendosë armë taktike në Bjellorusi.

 

“Do të doja ta theksoja këtë, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore. Më 3 prill do të stërvisim ekuipazhet. Dhe më 1 korrik, përfundojmë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike në territorin e Bjellorusisë.

 

Njoftimi i Presidentit Putin erdhi pasi Britania konfirmoi se do t’i jepte Ukrainës predha kundër mjeteve të blinduara, që përmbajnë uranium të dobësuar. Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike të ushtrisë ruse, paralajmëroi për rreziqe të mundshme.

 

“Përveç ndotjes së popullatës së vet, kjo do të shkaktojë gjithashtu dëm kolosal ekonomik në sektorin bujqësor të Ukrainës, kryesisht në bujqësinë dhe blegtorinë”.

 

Ministria britanike e Mbrojtjes mbrojti vendimin e saj, duke thënë se rreziku i rrezatimit është i ulët dhe NATO-ja e cilësoi retorikën bërthamore të Putinit si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

 

Pushtimi rus është ai që ka dëmtuar rëndë tashmë mjedisin e Ukrainës, tha për Zërin e Amerikës Ruslan Strilets, ministri ukrainas i mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore.

 

“Ne kemi më shumë se 2300 raste të krimeve mjedisore në Ukrainë. Dëmi total është më shumë se 51 miliardë dollarë.”

 

Ministria e tij thotë se do të kërkojë dëmshpërblime nga Rusia.

 

“Ndikimi më i madh është ndotja e ajrit. Më shumë se një e treta e të gjithë pyjeve të Ukrainës është shkatërruar”.

 

Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha popullit të tij se kriminelët rusë të luftës do të mbahen përgjegjës. Pritet që udhëheqësi ukrainas praktikisht t’i bashkohet… Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken për një panel diskutimi, të titulluar, “Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë”, gjatë Samitit të dytë për Demokraci që fillon më 28 mars në Uashington./voa

Lajme të ngjashme

SHBA ka nisur dërgesat me ndihma në Gazë

Suad Avdiu

Paralajmëron ministri sllovak: Vendi në prag të luftës civile

Suad Avdiu

E padëgjuar më parë! 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Suad Avdiu