Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026

Naser Selmani dënohet për shpifje për mendimin se media kontrollohet nga partitë dhe qeveria

16 Shkurt, 2026

Putin i zhdukur mbi një javë?

16 Shkurt, 2026

Fetai: Barabarësia mes katër partive është parim themelor i shkrirjes së VLEN-it në parti

16 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

NATO-ja kritikon Putinin për retorikën e rrezikshme bërthamore

TV NewsBy TV News27 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E hënë, 27 Mars 2023 – 15:45
albinfo.ch

I(Pool Photo via AP)

NATO-ja kritikoi të dielën Presidentin Vladimir Putin lidhur me atë që e quajti retorikë “të rrezikshme dhe të papëgjegjshme” bërthamore, një ditë pasi udhëheqësi rus tha se ka në plan të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Të shtunën Presidenti Putin e krahasoi manovrën e tij me vendosjen e armëve amerikane në Evropë, ndërsa këmbënguli se Rusia nuk do të shkelte premtimet e saj për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Edhe pse jo i papritur, plani është një nga sinjalet më të qarta bërthamore të Moskës që nga fillimi i agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës 13 muaj më parë. Kievi reagoi duke kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa Uashingtoni, superfuqia tjetër bërthamore në botë, hodhi poshtë shqetësimet rreth njoftimit të Presidentit Putin, NATO-ja tha se premtimi i presidentit rus për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe krahasimi me vendosjen e armëve amerikane jashtë vendit ishin shumë të gabuara.

“Refernca ndaj armëve bërthamore të aleancës është tërësisht e gabuar. Vendet e NATO-s veprojnë në përputhje të plotë me angazhimet e tyre ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i aleancës përmes një emaili dërguar të dielën agjencisë së lajmeve Reuters. “Rusia ka shkelur vazhdimisht angazhimet e saj për kontrollin e armëve”, tha zëdhënësi i paidentifikuar.

John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë asnjë sinjal se Presidenti rus Vladimir Putin po bënte përgatitje për përdorimin e armëve bërthamore.

Duke folur për rrjetin kanadez të transmetimeve “CBC” ai tha se, “nuk kemi parë asnjë shenjë që mund të na sinjalizonte se Putini po përgatitet të përdorë në ndonjë mënyrë armë taktike bërthamore në Ukrainë. Po ashtu, mund t’u them se nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të ndryshonim qëndrimin tonë strategjik bërthamor”.

Mes të tjerash zoti Kirby foli dhe për raportet mes Rusisë dhe Kinës. “Lidhur me zhurmën se bëhet fjalë për marrëdhënie pa kufizime, mendoj se qartësish ka kufizime mbi atë që Presidenti Xi ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve me zotin Putin”.

Këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelenskiy për sigurinë, Oleksiy Danilov, tha se plani i Rusisë do të destabilizonte gjithashtu Bjellorusinë, e cila tha ai, ishte marrë “peng” nga Moska.

Ekspertët thonë se plani rus ka kuptim domethënës, pasi deri më sot Rusia kishte trumbetuar se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk kishte vendosur armë bërthamore jashtë kufijve të saj. Kjo është hera e parë që nga mesi i viteve 1990 që Rusia ndërmerr një hap të tillë.

Mykhailo Podolyak, një tjetër këshilltar i lartë i Presidentit Zelenskiy, e përqeshi planin e Presidentit Putin përmes një shkrimi në rrjetin Twitter.

“Ai pranon se ka frikë të humbasë dhe gjithçka që mund të bëjë është të ndjellë frikë përmes taktikave”, shkruante zoti Podolyak. Uashingtoni dhe NATO-ja janë shprehur se njoftimi i Presidentit Putin nuk do të ndikonte te qëndrimi i tyre bërthamor.

“Nuk kemi vënë re ndonjë ndryshim të veprimtarisë bërthamore të Rusisë që mund të çonte në ndryshimin e qëndrimit tonë”, tha një zëdhënës i NATO-s.

Armët bërthamore taktike përdoren për arritjen e objektivave specifike në fushën e betejës, ndryshe me ato që kanë fuqi të zhdukin qytete të tëra. Nuk është e qartë se sa armë të tilla ka Rusia, duke pasur parasysh fshehtësinë që ka mbuluar këtë vend që nga koha e Luftës së Ftohtë./VOA



Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre një grua

Anisa Ajvazi nga Sllupçani ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Reagime të shumta ndaj këngës së Edona Llalloshit për Albin Kurtin

Sara Jashari, vajza nga Kumanova që po mahnit botën e Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale

Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.