TV News
Diaspora

Ambasadori Hill dëgjon kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës 

E hënë, 27 Mars 2023 – 21:40
albinfo.ch

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill.

Kamberi ka shkruar se në këtë takim, ia ka paraqitur Hillit sfidat dhe problemet e shqiptarëve të Luginës.  “Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam.”, ka shkruar Kamberi.

Por ambasadori Hill gjatë takimeve që pati me përfaqësues shqiptarë të Luginës theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve në Serbi, por vetëm zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit,” ka thënë Hill.



Lajme të ngjashme

Ndërrroi jetë këngëtari i njohur kumanovar Xhelal Xheladini

Suad Avdiu

Ka pushuar së rrahuri zemra e veteranit të Lëvizjes çlirimtare, Qani Dehari

Suad Avdiu

Studimi: Nuk ka vend në botë që nuk ka një shqiptar

Vlora Zenuni Hamiti