Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë

18 Nëntor, 2025

Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

18 Nëntor, 2025

“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

18 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë
  • Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë
  • “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK
  • Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
  • Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht
  • “Jo debat për minimumin jetik”, PS rrëzon kërkesën e PD në konferencën e kryetarëve
  • Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm
  • Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

U përurua libri “Ato gdhendin dhimbjen”-15 rrëfime nënash zemërshpuara

26 Mars, 2023 Diaspora
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Mbani lotët, ky është çmimi i lirisë” ishte titulli i fjalës së rastit për këtë libër i Nazmi Jakurtit, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe organizator i këtij përurimi

E diel, 26 Mars 2023 – 22:20
Xhevdet Kallaba

Në përcjellje të një filmi dokumentar e me tingujt e muzikës së interpretuar nga profesoresha Ermira Lefort, në sallën e kongreseve “Allresto” të Bernës, me emocione të përziera u bë përurimi i librit “Ato gdhendin dhimbjen” të autores Alketa Gashi – Fazliu.

Në libër janë përmbledhur 15 rrëfime nënash zemërshpuara, që kur i lexon apo i dëgjon këto rrëfime shpojnë çdo zemër njeriu që në një mënyrë a tjetër është i lidhur me ngjarjet makabre në luftën e Kosovës 1998 – 1999.

“Mbani lotët, ky është çmimi i lirisë” ishte titulli i fjalës së rastit për këtë libër i Nazmi Jakurtit, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe organizator i këtij përurimi, raporton albinfo.ch.

Çdo dhimbje “gdhend”, por kur është fjala për “gdhendje dhimbjesh”, jo vetëm personale, por për jetë të flijuara, për kauzë lirie e atdhetare, këto dhimbje janë dhe duhet të hyjnë në “muzeun shpirtëror” të secilit, të gjeneratave në vazhdim, të mos-harresës kolektive historike të një populli, që edhe pse përsëriten dhimbshëm, përsëriten në dritën e lirisë, tashmë.

Azize Uka, nëna e dy dëshmorëve

Liria pa këto dhimbje nuk do të ishte kaq e qartë dhe kaq e vlertë. Këto 15 histori dhimbjesh konkrete nënash, i japin edhe më shumë zë, jehonë gjithë dhimbjeve kombëtare.

Simboli i nënave që i kanë gdhendur këto dhimbje, janë monumente shpirtërore-historike, në jetëgjatësinë e dritës së lirisë së merituar, dhe që është vetë Nëna e madhe Kosovë.

“Fati i popujve të vegjël kalon nëpërmjet dyerve të tragjedive të mëdha” – shkruan Ismail Qemali. E pra rezistenca e kujtesës në tragjeditë e mëdha e bën të madh deri në Madhështi një KOMB si ky yni.

Autorja

Pra, ejani të mësojmë historinë nga ato që e shkruan me gjakun e bijve dhe bijave të tyre, tha ndër të tjera në fjalën e tij të rastit në këtë përurim z. Nazmi Jakurti.

Profesoresha Ermira Lefort u shpreh se në këtë libër ne kemi një muze që flet. Ne kemi një muze që mes lotëve ngatërrohen lotët e krenarisë, në lotët e dhimbjes, dhe e kthen ndryshe titullin nga gdhendja e dhimbjes në lotët e krenarisë. Pra është një muze i gjallë që flet akoma, prandaj duhet të vazhdohet të shkruhet akoma, që të mos vijë një ditë kur gjenerata e tretë e katërt të paguajnë bileta në muzeun e fotografive e faksimileve për të parë realitetin e dhimbshëm të kësaj lirie.

Ndonëse përmbajtja e librit tashmë u prezantua edhe përmes dokumentarit, autorja e librit Alketa Gashi – Fazliu përfoli sekuenca të përjetuara e të sjella në libër nga nënat dhe gjyshet e heronjve dhe heroinave që vulosën lirinë tonë, shkruan albinfo.ch. Gjyshet ma thanë atë që rrallëkush e thotë: “Hallall dhe lavdi, dhe jo s’mërzitemi, se ia kemi dhënë Kosovës”, u shpreh përplot emocione autorja, e cila, tashmë, për të disatën herë e kishte përsëritur këtë fjali.  Ajo tha se gjyshet ishin krenare për sakrificën e bijave dhe bijve të tyre. Gjithsesi, ky libër është më shumë se projekt, është histori dhe faleminderit që e pritët me kaq emocion, u falënderohet autorja Alketa Gashi – Fazliu pjesëmarrësve të përurimit të librit.

Duke rrëfyer situata të ngjashme nga familja e saj, Dajana Berisha kërkoi nga Alketa që të vazhdojë me shkrimin e librave me histori të këtilla, duke kujtuar se kjo i kontribuon në mënyrë fenomenale kujtesës sonë kolektive. Shembullin heroik të nënave shqiptare që u japin mesazhin fëmijëve të tyre për mbrojtjen e vendit nuk e gjejmë askund në botën Perëndimore, kujtoi në fjalën e saj zonja Berisha dhe e falënderoi përzemërsisht autoren për këtë vepër, duke e vlerësuar madje edhe si mision kombëtar.

Të gjithë të pranishmit e blenë këtë libër për ta ruajtur në bibliotekat e tyre si dëshmi kohe, si dëshmi dhembjeje, por edhe krenarie, si dhe me financimin e tij ta ndihmojnë ndonjërën nga familjet në nevojë të atyre nënave që janë pjesë e filmit dhe e librit.

Teksti dhe fotot: Xhevdet Kallaba



Lexuar: 70

Lajme të ngjashme

Një familje shqiptare futet në “listën e zezë” amerikane

Tmerr në Austri: prindërit torturojnë dhe vrasin djalin e tyre tre-vjeçar!

Koordinatori Nacional Mustafë Veseli pjesë e Forumit Evropian në Vjenë

Fidan Limani: Dje mora pjesë në Konferencën e 2-të të Unionit Ekonomik Austriako-Shqiptar në Vjenë

Azizi: VLEN formon Shtabin në mërgatë, përfaqësues në çdo shtet të Evropës

Fidan Limani, politikan në Austri me origjinë nga Sllupçani, shoqëron ministrin kantonal dhe njëkohësisht kryetarin e SPO NO, Mag. Sven Hergovich, në dy projekte revolucionare që po transformojnë tregun e punës në Austri

showbiz

Horoskopi

Showbiz 17 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Showbiz 16 Nëntor, 2025

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është një nga emrat më të…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.