Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

14 Qershor, 2025

“I gjithë Izraeli është nën zjarr”, Irani nis hakmarrjen – e sulmon Izraelin me mbi 100 raketa

14 Qershor, 2025

“Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit

14 Qershor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim
  • “I gjithë Izraeli është nën zjarr”, Irani nis hakmarrjen – e sulmon Izraelin me mbi 100 raketa
  • “Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit
  • Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
  • Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
  • Marrëveshje, të dënuarit nga Specialja do t’i vuajnë dënimet në Belgjikë
  • ‘Ne dinim gjithçka’, i thotë Trump Reuters-it në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Iranit
  • Koci: Politikanët po shfrytëzojnë zbrazëtitë juridike të Kushtetutës së Kosovës
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 14 Qershor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

1 vit nga kriza globale, çfarë bëri Scholz?

26 Mars, 2023 Diaspora
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një vit pasi premtoi transformimin ushtarak, Olaf Scholz ka bërë shumë pak. Politika gjermane e energjisë ka ndryshuar rrënjësisht; ajo e mbrojtjes, shumë më pak.

Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politikë që lejonte hidrokarburet e lira të rridhnin drejt Perëndimit dhe të fuqizonin makinën më të fuqishme industriale të Europës, shkruan The Economist.

Makinat luksoze, pajisjet e prodhimit dhe mallrat e konsumit qarkullonin nëpër botë, gjithnjë e më shumë drejt Kinës autokrate.

Shpresa ishte se përfitimet tregtare, me kalimin e kohës, do ta shndërronin ariun e uritur rus, në një kafshë shtëpiake të ushqyer mirë, duke i kursyer Gjermanisë me qindra miliarda euro në shpenzimet e mbrojtjes dhe duke mbushur, ndërkohë, arkat e saj të korporatave. Të gjithë do të dilnin të fituar.

Kjo politikë u duk qesharake pasi Vladimir Putin sulmoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2014 dhe ajo u shemb krejtësisht si ide, një vit më parë. Tri ditë pas pushtimit të Rusisë, kancelari Olaf Scholz njoftoi për ardhjen e një “Zeitenwende”, ose “ndryshimi epoke”, në një seancë urgjente të Bundestag-ut.

Ai përcaktoi dy detyra gjigante: “të investojmë më shumë në sigurinë e vendit” dhe “të garantojmë një furnizim të sigurt me energji”. Dymbëdhjetë muaj më vonë, sa ndryshime konkrete janë bërë?

Rreziqet nuk mund të jenë më të larta se kaq për Gjermaninë, dhe për gjithë Europën. Që kontinenti të bëhet ushtarakisht efektiv dhe i aftë për të mbrojtur veten nga shtrëngimi ekonomik, ai ka nevojë që vendi i tij më i madh të marrë drejtimin.

Kur bëhet fjalë për energjinë, Gjermania nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të hidhet në veprim. Që përpara se Europa të fillonte të diskutonte mbi një embargo të gazit, Vladimir Putin mbylli rubinetet e gazit.

Por, qeveria e zotit Scholz ka vepruar me shkathtësi, duke ndërtuar terminale të gazit natyror të lëngshëm, duke rritur rezervat e gazit, duke blerë furnizues të rinj dhe duke u përshtatur më shpejt nga sa parashikohej.

Gjermania është marrë gjithashtu me ndërtimin e infrastrukturës së energjisë së pastër. Prodhimi i energjisë së rinovueshme arriti nivel rekord në vitin 2022 dhe objektivi i ri është që pjesa e tij në gjenerimin total, të arrijë në 80% deri në vitin 2030.

Po vazhdojnë ankandet për pikat e energjisë së erës në det të hapur në Detin e Veriut dhe në Detin Baltik dhe që para pushtimit, rreth 2% e tokës gjermane ishte rezervuar për fermat me erë.

Problemi është se arritjet në fushën e mbrojtjes nuk duken të mira. Në janar, pas disa muajsh pengesa,

Gjermania ra dakord që të dërgonte tanke në Ukrainë dhe të lejonte vendet e tjera që të blinin tanket gjermane Leopard. Plani i zotit Scholz ishte i mirëpritur, por deri tani nuk janë bërë shumë ndryshime: Gjermania do të dërgojë vetëm 14 tanke dhe vendet e tjera po zvarriten.

Një problem më i madh afatgjatë është gjendja e turpshme e Forcave të Armatosura të Gjermanisë. Dekada të tëra investimesh të pamjaftueshme, e kanë lënë vendin më të madh dhe më të pasur të BE-së, me tanke që nuk mund të ngiten, avionë që nuk mund të fluturojnë dhe ushtarë të demoralizuar, të vendosur nëpër kazerma të ndyra.

Jo më kot, posti i ministrit të Mbrojtjes është quajtur varreza e politikanëve. Gjermania ka ndërruar pesë të tillë vetëm në dekadën e fundit.

Reformimi i Bundeswehr-it është një detyrë e madhe. Megjithatë, që kur zoti Scholz mbajti fjalimin, arritjet e tij kanë qenë zhgënjyese, ndoshta sepse ai foli në momentin kur rreziku rus ishte në kulm dhe ndërsa kërcënimi ndaj Kievit është tërhequr, po ashtu është zbehur edhe ndjenja e urgjencës së kancelarit.

Ai i shpërdoroi nëntë muajt e ardhshëm, duke u varur nga një ministër i Mbrojtjes që dukej shkoqur se nuk ishte i aftë për detyrën.

Për më tepër, mbetet i paqartë qëllimi i saktë i “fondit special” prej 100 miliardë eurosh (107 miliardë dollarë) për Forcat e Armatosura, që shpalli Scholz.

Ka pak shenja të rritjes së vazhdueshme të kontratave apo prokurimeve të reja ushtarake. Fjalimi premtoi gjithashtu se Gjermania “duke filluar që tani, vit pas viti” do të shpenzonte më shumë se 2% të PBB-së për mbrojtjen, një objektiv jo detyrues i vendosur nga NATO në vitin 2006, por të cilit Gjermania as që i është afruar ndonjëherë.

Pavarësisht premtimit, objektivi nuk u arrit në vitin 2022 (u shpenzua vetëm rreth 1.5%) dhe do të humbasë sërish këtë vit dhe ndoshta, edhe vitin e ardhshëm.

Është e vështirë të përfytyrohet një thirrje zgjimi më e zhurmshme për Europën, se ajo e viteve të fundit. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ndodhi vetëm një vit pasi Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse ai do ta kishte mundur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020, Ukraina mund të kishte kapitulluar në shkurt të vitit të kaluar. Polonia, një anëtare e BE-së dhe e NATO-s, tashmë mund të kishte ushtri ruse në kufirin e saj.

Shanset e zotit Trump në vitin 2024, mund të duken të dobëta, por ato nuk janë të papërfillshme. Zërat, sa majtas dhe djathtas, që argumentojnë se Amerika duhet të tërhiqet nga Europa, mund të fillojnë të dëgjohen, ose të rishfaqen në një formë më pak kaotike dhe më të besueshme.

Përballja me realitetin

Për shkak të rreziqeve që paraqesin autokracitë dhe varësia nga Amerika, Europa duhet të ndërtojë mbrojtjen e saj. Por nëse vendi më i madh i Europës nuk vepron, përpjekja do të jetë e dështuar.

Ka ende politikanë dhe industrialistë në Gjermani, që shpresojnë se kur të përfundojë lufta, marrëdhëniet me Rusinë do të rikthehen si dikur.

Vendi duhet të përballet edhe me rreziqet nga lidhjet e tij të ngushta ekonomike me Kinën, një tjetër autokraci me prirje imperialiste: një dokument strategjik i qeverisë për marrëdhëniet kino-gjermane është vonuar vazhdimisht. Zeitenwende nuk duhet të jetë pika e kthesës ku Gjermania nuk arriti të kthehej.

The post 1 vit nga kriza globale, çfarë bëri Scholz? appeared first on Albinfo.

Lexuar: 37

Lajme të ngjashme

Vizitë zyrtare në Austri me fokus në edukimin dhe arsimin parashkollor dhe qasjet inovative në fushën sociale

Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës

Astrit Iseni po qëndron për vizitë zyrtare në Austri

Ali Ahmeti në Zagreb nderoi dëshmorët e luftës së Kroacisë

Ali Ahmeti nga Zvicra: VMRO-ja gaboi me hakmarrjen – pa shqiptarët, RMV-ja s’ka të ardhme!

Ali Ahmeti pas 12 viteve në Zvicër: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

showbiz

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Showbiz 12 Qershor, 2025

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj…

Një bashkëpunim magjik, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija publikojnë këngën “Arabe”

Showbiz 8 Qershor, 2025

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një…

Horoskop ditor, 8 qershor 2025

Showbiz 8 Qershor, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

Noizy dhe Era godasin me “Kitty”

Showbiz 3 Qershor, 2025

Noizy dhe Era Istrefi kanë publikuar këngën e tyre më të re. Super bashkëpunimi mban…

“Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë” – rrëfimi prekës i Big Mamës për dhunën që përjetoi nga ish-partneri

Showbiz 27 Maj, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.