Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës

10 Dhjetor, 2025

Super Madueke, realizon edhe golin e dytë personal në ndeshje

10 Dhjetor, 2025

Fetai: Reformat në drejtësi janë urgjente

10 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës
  • Super Madueke, realizon edhe golin e dytë personal në ndeshje
  • Fetai: Reformat në drejtësi janë urgjente
  • Nevzat Bejta konfirmon kandidimin për kryetar të Gostivarit nën koalicionin VLEN
  • Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare
  • Çudia e mbrëmjes: Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve lëshohet himni i Europa League
  • “100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun
  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 10 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE e shqetësuar për dhunën në Francë

25 Mars, 2023 Diaspora
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Po përdoret forcë e panevojshme ndaj protestuesve”

E shtunë, 25 Mars 2023 – 17:00
albinfo.ch

Keystone
(AP Photo/Francois Mori)

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunia Mijatoviç shprehu shqetësimin e saj sot për përdorimin e tepruar të dhunës ndaj protestuesve që protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe i bëri thirrje Francës që të respektojë të drejtën e tyre për të demonstruar, përcjell albinfo.ch.

“Kishte incidente të dhunshme, duke përfshirë disa që synonin forcat e rendit dhe ligjit”, tha Komisionerja në njoftimin e saj.

“Por veprimet sporadike të dhunshme nga disa protestues apo akte të tjera të dënueshme nga persona të tjerë gjatë një demonstrate nuk mund të përdoren për të justifikuar përdorimin e tepruar të forcës nga aktorët shtetërorë. Këto akte gjithashtu nuk janë të mjaftueshme për t’i privuar protestuesit paqësorë nga e drejta e tyre për tubim”, shtoi ajo.

“I takon autoriteteve të mundësojnë ushtrimin efektiv të këtyre lirive, duke mbrojtur protestuesit paqësorë dhe gazetarët që mbulojnë këto protesta nga dhuna policore dhe nga individët e dhunshëm që veprojnë brenda ose në periferi të tubimeve”, vazhdoi Mijatovic.

Ditët e fundit, shoqatat e avokatëve, shoqatat e gjyqtarëve dhe politikanët e majtë kanë denoncuar brutalitetin e policisë në protestat kundër reformës së pensioneve. Gazetarët pa Kufij (RSF) i bëri thirrje sot ministrit të Brendshëm Gerald Darmanen që t’i japë fund dhunës së policisë ndaj gazetarëve.

Mijatoviç shprehu gjithashtu shqetësim për arrestimin dhe ndalimin e disa protestuesve dhe njerëzve të afërt me demonstratat, duke vënë në pikëpyetje “domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e masave”. Duke iu përgjigjur deklaratave të Darmanen, ajo komentoi se “mos shpallja e një demonstrate nuk mjafton në vetvete për të justifikuar shkeljen e të drejtës për lirinë e tubimit paqësor, as sanksionet penale të vendosura ndaj pjesëmarrësve.”

Ministri francez kishte thënë të martën se pjesëmarrja në një demonstratë të paparalajmëruar ishte një “vepër” për të cilën pjesëmarrësit mund të arrestoheshin. Darmanen tha sot se në kuadër të protestave po hapen 11 hetime gjyqësore për incidentet e brutalitetit policor gjatë javës së fundit.



Lexuar: 80

Lajme të ngjashme

Sara Jashari, vajza nga Kumanova që po mahnit botën e Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale

Sukses i jashtëzakonshëm: Kardiologu nga Vaksinca arrin një tjetër arritje historike në Düsseldorf

Një familje shqiptare futet në “listën e zezë” amerikane

Tmerr në Austri: prindërit torturojnë dhe vrasin djalin e tyre tre-vjeçar!

Koordinatori Nacional Mustafë Veseli pjesë e Forumit Evropian në Vjenë

Fidan Limani: Dje mora pjesë në Konferencën e 2-të të Unionit Ekonomik Austriako-Shqiptar në Vjenë

showbiz

U bë e njohur në serialin “Nusja me shkollë”, por ja ku e kemi pa më herët Valbonen e Valdetit

Rajoni 10 Dhjetor, 2025

Aktorja e talentuar nga Vushtrria, Blerina Veseli, po përflitet çdo ditë e më shumë falë…

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për…

20 mijë pjesëmarrës në koncertin 4 netësh në Prishtinë, Alban Skenderaj: Emocione të tilla rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Solisti i famshëm shqiptar, Alban Skenderaj, ka shkruar për koncertin e mbajtur në Prishtinë për…

Kristale Rama mori gjithë vëmendjen në seancën e sotme inauguruese

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, sot e shoqëroi atë në seancën inauguruese ku Rama…

Horoskopi ditor 9 Dhjetor 2025

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona ka folur sonte rreth raportimeve se në moshën…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.