TV News
Opinion

Bashkia e Tiranës vijon investimet në nivel kapilar, rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar tre rrugë të tjera në lagjen Nr. 13 në kryeqytet.

Rrugët “Pinari” dhe “Selitë e Vjetër” tashmë janë vënë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve!

Gjithashtu ka përfunduar dhe rehabilitimi i shtresave të asfaltit në rrugën “Kodra e Diellit”.

Punëtorët së bashku me makineritë punuan intensivisht për rehabilitimin e këtyre rrugëve të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të kësaj zone.

Pak javë më parë, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe shtresat e asfaltit në rrugën “Eduart Mano” në Lagjen Nr.13

 

Lajme të ngjashme

Krimet si pasojë e dhunës !

Suad Avdiu

Të dhënat që tregojnë se Facebook-ut po i vjen fundi

Suad Avdiu

Nebiu: Deri sa Aleanca luftonte kundër BDI, tjerët punonin pas shpine!

Suad Avdiu