Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës

10 Dhjetor, 2025

Super Madueke, realizon edhe golin e dytë personal në ndeshje

10 Dhjetor, 2025

Fetai: Reformat në drejtësi janë urgjente

10 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës
  • Super Madueke, realizon edhe golin e dytë personal në ndeshje
  • Fetai: Reformat në drejtësi janë urgjente
  • Nevzat Bejta konfirmon kandidimin për kryetar të Gostivarit nën koalicionin VLEN
  • Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare
  • Çudia e mbrëmjes: Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve lëshohet himni i Europa League
  • “100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun
  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 10 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

SHBA: Plani evropian thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

23 Mars, 2023 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po ashtu edhe përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, një ditë pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel me Planin Evropian që parasheh normalizimin e marrëdhënieve.

Escobar: Asociacioni obligim që duhet të zbatohet

“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi planin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, shumetnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në Bruksel gjatë kohës së takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, qëndroi edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili takoi ndarasi Vuçiqin dhe Kurtin. Escobar, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte i prerë, “është obligim që duhet të zbatohet”.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, tha Escobar në një konferecë për medie. I pyetur nëse Kosova ka afate kohore për formim të Asociacionit, ai u përgjigj se “pyetja është se sa shpejt do të formohet”. “Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha Gabriel Escobar.

Rruga pas ujdisë më 27 shkurt jo e lehtë

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti takimi i së hënës në Bruksel “konfirmoi që kemi të bëjmë me një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që na mundëson ecjen përpara është pozitive”. “Do të ketë bisedime jo të kollajshme, por qëllimi i Brukselit është që brenda muajit mars të ketë rezultate të prekshme”, tha Kurti, duke përsëritur se ai ishte i gatshëm të nënshkruante Planin Evropian, por kjo nuk ndodhi, meqë pala serbe nuk ishte e gatshme që ta nënshkruante.

E nga ana tjetër, Presidenti serb Vuçiq tha pas takimit të Brukselit se “një nga pikat e planit evropian nënkupton që Serbia do ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara, prandaj nuk kam nënshkruar”.“Do të ketë më shumë bisedime”, tha Vuçiq duke ritheksuar se “diplomatët perëndimorë u kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit evropian do të nënkuptonte sanksione”.

Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit në Bruksel nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrel, u pajtuan se nuk kanë nevojë të diskutojnë më për propozimin evropian për normalizimin e raporteve dhe ata u pajtuan që të punojnë për zbatimin e propozimit evropian. Bashkimi Evropian, tha se zbatimi i propozimit do të bëhet përmes diplomacisë ecejake, ku i ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajcak, do të bëjë udhëtime të shpeshta në Prishtinë dhe Beograd. Takimi i radhës Kurti-Vuçiq, pritet të ndodhë me 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut, gjatë një vizite që do ta bëjë aty Josep Borrel. Bashkimi Evropian pret që udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes (planit evropian), të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 23-24 mars. Plani evropian nuk përfshin njohjen e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që Kosova dhe Serbia të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës./DW

Lexuar: 55

Lajme të ngjashme

BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës

Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare

“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit

Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato: Kam besim se KLP do tregojë nivel të lartë përgjegjshmërie

showbiz

U bë e njohur në serialin “Nusja me shkollë”, por ja ku e kemi pa më herët Valbonen e Valdetit

Rajoni 10 Dhjetor, 2025

Aktorja e talentuar nga Vushtrria, Blerina Veseli, po përflitet çdo ditë e më shumë falë…

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për…

20 mijë pjesëmarrës në koncertin 4 netësh në Prishtinë, Alban Skenderaj: Emocione të tilla rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Solisti i famshëm shqiptar, Alban Skenderaj, ka shkruar për koncertin e mbajtur në Prishtinë për…

Kristale Rama mori gjithë vëmendjen në seancën e sotme inauguruese

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, sot e shoqëroi atë në seancën inauguruese ku Rama…

Horoskopi ditor 9 Dhjetor 2025

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona ka folur sonte rreth raportimeve se në moshën…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.