TV News
Kosovë

“Të shpresojmë që djalli nuk fshihet në detaje”/ Rama përshëndet marrëveshjen Kurti-Vuçiç

Në përfundim të bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, kryeministri Rama uron që ato të sjellin pranverën e shumëpritur mes dy popujve.

 

Në twitter, kreu i qeverisë shkruan se le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje dhe që marrëveshja e rënë dakord, por e panënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

 

Nëse është e kundërta, thotë Rama, do të ishte një arritje historike dhe e shumëpritur në marrëdhënien mes dy kombeve më të mëdha të ballkanit.

 

Falenderues kryeministri është për përfaqësuesit e bashkimit evropian, kryeministrin Kurti dhe precedentin Vuçiç.

 

Ai uron që marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar të kthehet në një realitet të pakthyeshëm jo vetëm në të mirë të dy vendeve, por të ballkanit perëndimor dhe bashkimit evropian.

Lajme të ngjashme

Kosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA

Suad Avdiu

Kurti për vrasjen e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: Nuk mjafton vetëm arrestimi, presim dënim maksimal

Suad Avdiu

Katër vite TV News, katër vite sfida dhe suksese! (VIDEO)

Suad Avdiu